Sophie Turner, aktorja e cila u bë e njohur me rolin e Sansës në serialin ‘Game of Thrones’ është fejuar me Joe Jonas.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sophie, e cila përmes llogarisë së saj në Instagram, ka shfaqur unazën.
‘Unë i thashë po’, ka shkruar Sophie në fotografinë e saj, ndërsa këngëtari në publikimin e tij shkroi: ‘Ajo tha po’.
Sophie dhe Joe kanë filluar të takohen që nga nëntori i vitit të kaluar, ndërsa lidhjen e zyrtarizuan në janar të këtij viti.
COMMENTS