Federata Shqiptare e Futbollit shtyn nisjen e kampionatit

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shtyjë për një javë nisjen e kampionatit duke pranuar kërkesën e klubeve për shtyrje për shkak kushtet atmosferike.

Kampionati i Kategorisë Superiore do të rinisë më 28 Janar.

‘Pas një komunikimi të vazhdueshëm me klubet e Kategorisë Superiore për të arritur një konsensus të plotë, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të shtyjë me një javë rifillimin e Fazës së 3-të të Kampionatit Kombëtar, e planifikuar të niste me datë 21 janar. Për shkak të temperaturave të ulëta, kohës së ftohtë dhe mbi të gjitha, edhe pas një akordi dhe konsensusi të plotë me të 10 klubet e Superiores, Faza e tretë e Kampionatit do të nisë në datën 28 janar 2017, ndërkohë që data 21 do të rekuperohet në një ditë tjetër, e cila do t’iu njoftohet sa më shpejt’, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

COMMENTS