‘Federata Shqiptare e Futbollit’ e përfshirë në trafikun e drogës!

‘Federata Shqiptare e Futbollit’ e përfshirë në trafikun e drogës!

Çmimet e biletave për ndeshjen Turqi – Kosovë
Bastoret favorizojnë Kroacinë, tallen me Kosovën (Foto)

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot zëdhënësen e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi, për përfshirje në trafik droge.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se zotëron foto që vërtetojnë se Dervishi bashkëpunon me vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Ramën, në trafik kokaine.

“Edi Rama ka një vëlla, Olsi Rama, qytetar shqiptar e amerikan. Kur denoncova se u kthye për afera e trafiqe, asnjë prej jush nuk i besoi, por e vërteta është kjo. Olsi Rama, këtu kam me data me foto e çdo gjë, por me çfarë thoni ju, me makinën e kreut të grupit të kokainës, së bashku me një ndrikull që punon diku në Federatën Shqiptare të Futbollit, një Jona, Jona, a si quhet.

Kjo makinë është gjetur nga prokuroria e shtetit si e përshtatur me vende të fshehta për transport kokainë. Kush të dojë i ka këtu të gjitha hyrjet e daljet e vëllait të kryeministrit, ndrikullës Dervishi dhe makinës së drogës të Genti Gjonajt”,­ akuzoi ish-kreu i qeverisë shqiptare.

COMMENTS