FBI e akuzoi një person se ka planifikuar sulm terrorist për Krishtlindje

FBI e akuzoi një person se ka planifikuar sulm terrorist për Krishtlindje

Agjencia amerikane, Buroja Federale e Hetimeve, e njohur me shkurtesën FBI, e ka akuzuar një person 26 vjeçar nga Kalifornia, për planifikim të sulimit terrorist në Ditën e Krishtlindjeve në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, në emër të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

FBI ka njoftuar mbrëmë se ka gjetur armatim dhe një letër përshëndetëse të martirit në shtëpinë e personit, Everit Aaron James, ish-pjesëtar i marinës amerikane nga qyteti Modesto.

Ai është akuzuar për përpjekje për të siguruar mbështetje materiale për organizatë të jashtme terroriste.

Agjenti special i FBI-së, Chritopher McKinney, tha se komploti ishte zbuluar gjatë një operacioni me involvimin e dy agjentëve sekretë të FBI-së dhe një informatori.

COMMENTS