FBI bastis shtëpinë e ish shefit të fushatës së Trumpit

FBI bastis shtëpinë e ish shefit të fushatës së Trumpit

Ka dhënë dorëheqje Saimir Tahiri
Reagon Ministria e Jashtme: Daçiq po shpif, Surinami s’e ka tërhequr njohjen

Është raportuar se FBI ka bastisur shtëpinë e Paul Manafort, ish shefit të fushatës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas The Washington Post, kërkimet janë bërë në njërën nga rezidencat e tij në Virxhinia, në kuadër të hetimeve që po bëhen për ndikimin e mundshëm rus në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Sipas raportit të kësaj gazete, FBI ka konfiskuar dokumente dhe materiale të tjera para agimit të 26 korrikut.

Zëdhënësi i Manafort, Jason Maloni, ka konfirmuar se agjentët federalë, ‘kanë ekzekutuar një urdhër kërkimi në njërën nga rezidencat e zotit Manafor’.

Aktualisht, Manfort është në qendër të disa hetimeve për lidhje të mundshme në mes të fushatës së presidentit Trump dhe Rusisë.

Ai është larguar nga pozita e shefit të fushatës së Trumpit, në gusht të vitit 2016, pas informacioneve se ai ka pranuar pagesa të mëdha nga ish qeveria ukrainase, e cila konsiderohej të ishte proruse.

COMMENTS