Fasule në mënyrën turke

Ëmbëlsirë me mak
Makarona me katër lloje djathi

Përbërësit:

400 gr. fasule,
200 gr. mish (zogu apo qengji),
1-2 qepë,
1 spec i gjelbër (sipas dëshirës),
2 lugë pure domatesh,
Vaj,
Kripë,
Piper,
Spec i bluar i kuq.

Përgatitja:

Lëreni fasulen në ujë gjatë natës. Zieni derisa të zbutet, por që të mos zihet tërësisht. Lëreni të vlojë në zjarr të vogël derisa t’i përgatisni përbërësit e tjerë.

Qepën pastrojeni, priteni në kube, fërgojeni pak në tigan dhe shtoni mishin e prerë në kube. Fërgojeni në zjarr të vogël derisa të bëjë kore, pastaj shtoni purenë e domates dhe qitni në fasule.

Shtoni edhe pak ujë, sipas nevojës, si edhe erëzat sipas dëshirës. Mund t’i qitni majdanoz sipas dëshirës, ndërkaq shërbehet më së shpeshti me pilaf.

Për sallatë shpesh përdoret turshia, ndërkaq është zakon që me fasule të hahet edhe qepa e freskët me pak kripë.

Fasulen e lëngët mund ta gatuani edhe pa mish. Gjithashtu, mund të përdorni edhe fasule të konservuar – kullojeni dhe lajeni para përdorimit.

COMMENTS