Fasule kreshmore me perime: Drekë e shijshme me plot vitamina

Fasule kreshmore me perime: Drekë e shijshme me plot vitamina

Përbërësit:

400 g fasule,
2 qepë,
1 hudhër,
1 karotë e madhe,
1 majdanoz (rrënjë dhe fletë),
piper kokrra,
fletë dafine,
1 spec i gjelbër,
1 lugë miell,
1 lugë e vogël spec i bluar,
erëza, piper i bluar, vaj, kripë.

Përgatitja:

Fasulen pastrojeni, lajeni mirë dhe qitni ujë.

Shtoni qepën e grirë, karotën e grirë dhe rrënjët e grira të majdanozit, piperin kokrra, fletën e dafinës, specin e gjelbër. Zieni rreth një orë në temperaturë mesatare.

Në tigan qitni vaj dhe në të fërgoni qepën e grirë imët, shtoni miellin, hudhrën e grirë dhe kur të skuqen pak shtoni specin e kuq dhe menjëherë hiqeni nga zjarri dhe qiteni në fasule. Shtoni erëzat, piperin e bluar dhe kripën sipas nevojës. Le të vlojë edhe një deri në dy minuta dhe fasulja është gati.

COMMENTS