Fansja e zjarrtë bën tatuazh fytyrën e Noizyt (Video)

Reperi i njohur Noizy është shumë i kërkuar nga fansat.

Ai ka me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, ndërsa është më shumë i dashur nga të rinjtë.

Të ndjekësh me rregull çdo paraqitje apo koncert, është dëshmi e një fansi të vërtetë, mirëpo ajo çfarë ka bërë së fundmi një fanse e zjarrtë e tij, i tejkalon kufijtë.

Bëhet fjalë për një vajzë, e cila ka bërë një tatuazh të madh në qafën e saj.

Tatuazhi që ajo ka realizuar është shëmbëlltyra e reperit, ndërsa vazhdon tek shtylla kurrizore me një tjetër tatuazh të gjatë.

Në kanalin YouTube është publikuar një video, e cila prezanton këtë vepër interesante të një prej fanseve më të zjarrta të reperit.

COMMENTS