Fansi i ‘çmendur’ i Luanës sherr në rrugë me të dashurin e saj (Foto)

Eminem festoi arritjen e madhe! 10 vjet pa drogë e alkool (Foto)
‘Despacito’ me çifteli (Video)

Eshtë zbardhur sherri në të cilin është përfshirë mbrëmjen e djeshme prezantuesja Luana Vjollca se bashku me te dashurin e saj dhe një shtetas tjetër që e perndiqte prej kohësh.

Moderatorja e njohur Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj i cili përflitet të jetë i dashuri i saj janë përfshirë mbrëmjen e djeshme në një sherr me grushte në Tiranë.

Mësohet se moderatorja e njohur ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj 29 vjeçari nga Prishtina, kur një fans i fiksuar pas saj e ka ndaluar për t’i folur.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në Unazën e Re pranë hotel ‘Roland’.

Fansi i ‘çmendur’ pas moderatores, ka qëlluar me grushte shoqëruesin e kësaj të fundit i cili po përpiqej që ta largonte.

Fansi që e përndiqte kudo Luanën është identifikuar nga policia si Besmir Lila, është 31 vjeç që banon në Londër.

Policia ka arrestuar 31-vjeçarin, menjëherë pas sherrin, ndërsa gjatë kontrollit fizik, ju gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, e llojit pistoletë, pa numër.

COMMENTS