Fansat e kritikojnë Justin Bieberin për tatuazhet e tepruara (Foto/Video)

Fansat e kritikojnë Justin Bieberin për tatuazhet e tepruara (Foto/Video)

Këngëtari i popullarizuar kanadez, Justin Bieber, i ka befasuar fansat me publikimin e një fotografie dhe videoje në Instagram, kur tregonte tatuazhin e madh që ia përfshinte gjoksin dhe barkun.

Këtë tatuazh, ai e ka bërë në muajin mars dhe tani ka vendosur ta tregojë si të plotë.

Në njërën anë të gjoksit e ka të vizatuar një ari të madh, kurse në anën tjetër luanin dhe nën ta ndodhen forma të ndryshme.

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Fansat e Bieber kanë reaguar menjëherë përmes komenteve në Instagram duke i thënë se e ka tepruar me tatuazhe, të cilat nuk duken aq mirë.

‘Je bërë i varur nga tatuazhet. Pse e shkatërron trupin me to, kur nuk kanë vlerë?’, ishte pyetja e një fansi drejtuar këngëtarit.

Një tjetër i ka thënë se është dukur më mirë në të kaluarën, kur ka pasur tatuazhe të vogla.

Krahas atyre që e kanë kritikuar, ka pasur edhe nga ata që e kanë inkurajuar duke i thënë se mund të bëjë çfarë të dojë me trupin e vet.

Ndryshe, Justin Bieber deri më tani i ka vizatuar 60 tatuazhe në trupin e tij.

23-vjeçari kërkoi ndihmën e artistit të njohur të tatuazheve , Keith ‘Bang Bang’ McCurdy.
Ai tregoi në instagramin e tij se bërja e tatuazhit të Justin-it i mori pothuajse 26orë deri në përfundim

COMMENTS