Familjarët e vajzës së Michael Jackson të shqetësuar për shëndetin e saj mendor, habit me veprimin e fundit

Familjarët e vajzës së Michael Jackson të shqetësuar për shëndetin e saj mendor, habit me veprimin e fundit

​Paris Jackson është e njohur në botë, jo vetëm sepse është vajza e mbretit të popit Michael Jackson, por edhe sepse ka nisur karrierën e saj si aktor

​Paris Jackson është e njohur në botë, jo vetëm sepse është vajza e mbretit të popit Michael Jackson, por edhe sepse ka nisur karrierën e saj si aktore.

Ajo ishte në qendër të mediave pak kohë më parë, për shkak të lidhjes me modelen e famshme Cara Delevingne. Por veprimi i saj i fundit i ka shqetësuar shumë fansat dhe familjarët e saj.

Ajo postoi një video ku ecte buzë një ndërtese shumë të lartë, ndërsa humbi balancën dhe bënte shaka me modelen Delevingne, duke shkruar në videon e postuar: ‘Për pak vdiqa’.

Familjarët e saj kanë shprehur shqetësimin se Paris mund të jetë duke u përballur me probleme psikologjike. Sipas Page Six, familjarët e kanë krahasuar veprimin e saj me atë të të atit shumë vite më parë, kur lëkundi nga ballkoni djalin e tij disa muajsh.

Një burim i familjes është shprehur: ‘Kjo është edhe më shqetësuese se veprimi i Michael, pasi ai e kishte nën kontroll të birin dhe nuk ishin në lartësi aq të madhe sa Paris. Ajo e ka humbur. E ka humbur vërtetë’.

Për familjarët kjo video ka qenë tronditëse, ndërsa janë të shqetësuar për shëndetin e saj mendor.

COMMENTS