Familja mbretërore e Spanjës provon ushqime tradicionale shqiptare (Foto)

Familja mbretërore e Spanjës provon ushqime tradicionale shqiptare (Foto)

Mediat serbe: Çka i mbetet Serbisë në Kosovë, është vetëm Asociacioni
Qeveria e Kosovës 100 mijë dollarë për koalicionin anti-ISIS

Në Madrid është duke u zhvilluar një panair i veshjeve dhe gastronomisë tradicionale, ku nuk mungon as delegacioni shqiptar.

Ushqimet tradicionale të vendit tonë nuk i ka lënë pa shijuar as familja mbretërore e Spanjës e cila është ndalur në stendat shqiptare.

Fotot janë publikuar në rrjetet sociale nga Ambasadori shqiptar në Spanjë, Ridi Kurtezi dhe aty duket ‘sajdisja’ nga ana e Mbretëreshës së Spanjës.

‘Kënaqësi të mirëpres Mbretëreshën Sofia në tryezën e gastronomisë shqiptare në Madrid’, shkruan Kurtezi.

Në stendën me ushqime shqiptare bie në sy prezenca e lartë e ëmbëlsirave, ku përfshihen ballokume, trigona dhe zupa.

COMMENTS