Familja Krasniqi në kushte ekstreme të jetesës, kërkon ndihmë (Video)

Familja Krasniqi në kushte ekstreme të jetesës, kërkon ndihmë (Video)

Meta, Hoxhajt: Shqipëria e ka për detyrë angazhimin e saj për të ndihmuar vendin fqinj
Zeka: Emisioni i Batonit, mjerim për gazetarinë tonë (Video)

Quhet Abaz Krasniqi dhe është nga fshati Callapek, komuna e Lipjanit. Ai jeton me pesë fëmijët e tij jetim, pasi pesë vite më parë bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë.

Kushtet e tij ekonomike janë shumë të rënda, dhe për t’i bërë ballë pesë fëmijëve të tij ai del për të punuar punë krahu për të nxjerr bukën e gojës, edhe pse nuk i mjaftojnë.

‘Jetoj në një shtëpi shumë të vjetër. Nga momenti në moment kam frikë se mos po më rrëzohet. Fëmijët i kam në shkollë, dhe është e pamundur që t’i ushqej e të kujdesem për ta. Jam martuar me gruan e dytë e cila po më ndihmon shumë në kujdesen e fëmijëve. Me të e kam një djalë i cili është dy vjeç. Kam shumë nevojë të më ndihmojë dikush pasi edhe sociali prej 80 euro nuk më mjafton’, tregoi Abazi për gjendjen e mjeruar të familjes së tij tetë anëtarësh.

Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë këtë familje e cila jeton në gjendje të rëndë mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: +386 49 483 205, Viber: +386 49 674 903.

Llogaria Bankare:

Raiffeisen Bank Kosovo

Abaz Krasniqi

1501080001892883

SWIFT Code: RBKOXKPR

IBAN: XK05 1501 0800 0189 2883

COMMENTS