Familja hap të pame për Lavdrim Muhaxherin (Video)

Familja hap të pame për Lavdrim Muhaxherin (Video)

Publikohen emrat: Prokurorët dhe gjyqtarët në ‘listën e zezë’ të SHBA
Kelmendi: Adresa për reagime kundër spastrimeve është në Beograd e jo te Daut Haradinaj

Burrat e familjes së Lavdrim Muhaxherit pas vrasjes së ‘Kasapit të Kaçanikut’, kanë hapur të pame në Kaçanik, pak metra më larg xhamisë së kësaj qyteze, raporton Gazeta Express.

Familjarët e Lavdrim Muhaxherit shihen duke pritur njerëz në të pamën që e kanë hapur vetëm për burra në këtë pjesë të qytetit.

Ndërkohë që edhe gratë e kësaj familjeje tashmë kanë hapur të pame në Kovaçiçë të Kaçanikut. Ata nuk kanë pranuar të flasin në pyetjet e drejtuara nga gazetari i Express-it, se nga kush e kanë marrë lajmin për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit.

Policia e Kosovës sot është deklaruar lidhur me vrasjen e pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS, kosovarit, Lavdrim Muhaxheri për të cilin u raportua se është vrarë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka njoftuar se kanë informacione për vrasjen e një kosovari në Siri, mirëpo referuar situatës në Siri, nuk posedojnë dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij.

Ndërkohë Misioni Special Monitorues në Siri, përmes faqes së tyre (SMMS), kanë konfirmuar vrasjen e Lavdrim Muhaxheri në Siri. Sipas informacioneve të dhëna në faqen e Misionit Special Monitorues në Siri, në rrjetin social Twitter, është konfirmuar vrasja Muhaxherit.

Muhaxheri dyshohet t’i jetë bashkuar luftimeve në Siri gjatë verës së vitit 2013.

COMMENTS