Fader dhe YouTube krijonë dokumentar për Dua Lipën (Video)

Fader dhe YouTube krijonë dokumentar për Dua Lipën (Video)

Këta janë 3 vëllezërit e Shyhrete Behlulit (Foto)
‘Kafeneja Jonë’ po vjen përsëri në ekranet televizive

Ajo sot është bërë ndër këngëtaret më të përfolura shqiptare në industrinë e muzikës botërore. Dua Lipa nga Prishtina ka shkëlqyer këto dy vitet e fundit.

Përveç turneve anembanë botës duke përfshirë edhe koncertin në Kosovë dhe Shqipëri, këngëtarja është duke u përgatitur për publikimin e albumit shumëpritur debutues, i cili do të jetë në duart e fansave në muajin shkurt të vitit 2017.

Dua ka bashkëpunuar me ‘Fader’ dhe YouTube për xhirimin e një dokumentari të ri të quajtur ‘See in blue’, i cili shfaq rrugëtimin dhe vështirësitë e këngëtares deri në arritjen e famës botërore.

‘Duhet të punosh shumë fort për të arritur gjëra, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për në muzikë! Më kujtohet sesi babi im më thoshte që duhet të punoj shumë shumë fortë për të pasur një fije fati.’ rrëfen Dua.

‘Nuk e mendoja kurrë që mund të kisha një karrierë të tillë! Nuk mendoja se do të arrija diçka të tillë…’ shton këngëtarja.

Klipi prej 9 minutash zbulon se si prishtinasja është frymëzuar nga artistët si Christina Aguilera, Stereophonics, Robbie ëilliams dhe shumë të tjerë.

Ajo ka treguar gjithashtu se si është 100% e përfshirë në të gjitha këngët e saj, që nga teksti, muzika, klipi, etj.

‘Nuk ka pushim për të pabesët. Ëndrrat bëhet realitet’, thotë Dua ndër të tjerash në dokumentar, ku shtoi se ky është vetëm fillimi.

COMMENTS