Facebook me bisedë sekrete në Messenger

Audi paralajmëron Q8 shin (Video)
Më shpejt se njeriu, roboti monton karrigen për nëntë minuta (Video)

Rrjeti social Facebook ka lajmëruar se po teston mundësinë për krijimin e bisedave ‘sekrete’ brenda shërbimit të saj Messenger.

Kështu, bisedat sekrete do të jenë të enkriptuara fund e krye, që nënkupton se Facebook nuk do të jetë në gjendje t’i lexojë këto biseda, apo t’i dorëzojë tek autoritetet e zbatimit të ligjit nëse ata i kërkojnë.

Megjithatë, kjo do të jetë brenda një afati të caktuar. Pra, përdoruesit do të caktojnë një orar për bisedat e tyre sekrete në Messenger, të cilat do të fshihen pas një periudhe të caktuar.

Facebook nuk është aplikacioni i vetëm që mund ta praktikojë këtë protokoll të sigurisë, pasi ky i fundit praktikohet në iMessage dhe Whatsapp.

COMMENTS