Facebook do të ndërtojë qendër të dhënash në Danimarkë

LG fuqizon baterinë në telefonin e ri
VW, Daimler, Ford dhe BMW bashkërisht krijojnë rrjetin për mbushje të shpejtë

Danimarka do të jetë vendi ku Facebook do të ndërtojë qendrën e saj të tretë për të dhëna jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rrjeti social ka ndërmend të ndërtojë qendrën e re në Danimarkë për të mbledhur dhe menaxhuar të dhënat në rritje të gjigantit, si fotot dhe videot.

Një objekt me 184.000 metra katror do të ndërtohet në Odense dhe do të ofrojë rreth 1200 vende pune, raporton fyens.dk, përcjellë zico.tv

Kompania me bazë në Kaliforni ka ndërtuar një qendër të dhënash të ngjashme në Suedi në vitin 2013 dhe aktualisht është duke ndërtuar një tjetër në Irlandë.

COMMENTS