Ezeli humb personin e dashur

Ky është këngëtari që duhet t’i ‘frikësohet’ estrada, po futet fuqishëm në skenë (VIDEO)
Rudina bën gabim në emision, bëhet hit në internet (Video)

Aktori i famshëm turk Kenan Imirzalioglu, Ezeli, siç njihet ndryshe tek shqiptarët, ka humbur një prej miqve të tij, aktorin Payidar Tufekçioglu.

55 vjeçari, aktor që prej vitit 1981, ka luajtur në shumë seriale turke, përfshirë edhe serialin Lugina e Ujqërve. Ai vdiq këtë javë në Stamboll si pasojë e një sëmundjeje në veshka.

Tufekçioglu e ka ndihmuar shumë Imirzalioglunë në vitet e para të karrierës.

‘Ngushëllime të gjithëve. Piyadar ishte një person, të cilin e deshëm të gjithë. Kur unë nisa rishtazi karrierën si aktor, ju e dini që Piyadar i ka dhënë zë personazhit të Miroglusë.
Kam shumë detyrime ndaj tij. Pushoftë në paqe!’, tha Kenan Imirzalioglu.

Ai më tutje sqaroi se në serialin ‘Deli Yurek’ të transmetuar në vitet 1998-2002, Piyadar ka qenë zëri i Imirzalioglusë për personazhin Yusuf Miroglu.

Kenan Imirzalioglu tashmë 42 vjeçar, atëherë ishte shumë i ri dhe produksioni kishte vendosur që personazhi i Yusuf Mrioglusë të luhej nga Kenani, por me zërin e Payidar Tufekçioglusë.

COMMENTS