Evertoni dhe Monaco shprehin interesim për Wengerin

Evertoni dhe Monaco shprehin interesim për Wengerin

Arsene Wenger raportohet se do t’i ofrohet mundësia për rikthim në menaxhim nga Monaco dhe Evertoni, të cilat po mendojnë që të bëjnë ofertë për menaxherin që njoftoi largimin nga Arsenali pas 22 vjetësh karrierë.

Sipas ‘The Telegraph’, Wengeri nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli dhe do të shqyrtojë edhe mundësinë që të drejtojë ndonjë kombëtare.

Mundësia për qëndrim në Angli është me Evertonin ndërsa rikthimi në Francë vjen si opsion përmes Monacos që mund ta largojë trajnerin aktual Leonardo Jardim.

Sipas këtij mediumi, Wengeri është i padëshiruar nga PSG-ja që ka filluar bisedimet me Thomas Tuchelin.

COMMENTS