Europol: Janë arrestuar 107 persona për trafikim të njerëzve

Borxhi i jashtëm i Kosovës është 442 milionë euro
Reçica: Paqja mes nesh ruhet përmes dialogut e jo duke i vënë njëri-tjetrit shkopinj nën rrota

Agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Evropian, Europol, ka njoftuar sot se 107 vetë janë arrestuar në kuadër të hetimeve të gjëra për trafikim njerëzor dhe shfrytëzim seksual.

Në operacionin e udhëhequr nga policia e Austrisë, me përfshirjen e agjencive të zbatimit të ligjit nga 22 vende të Bashkimit Evropian dhe të palës së tretë, hetuesit i kishin marrë në shënjestër ‘grupet e krimit të organizuar për trafikimin e individeëve të ndjeshëm për shfrytëzim seksual’, theksohet në kumtesën e Europolit, raporton agjencia DPA.

Kombësia e viktimave dhe e të dyshuarve sugjeron se numri më i madh i rrjeteve të trafikimit në BE është nga Nigeria, Amerika Jugore dhe Evropa Lindore, thotë Europoli.

Ky hetim ishte i një shkalle tejet të gjërë: janë kontrolluar më se 125 mijë njerëz në afro 4 mijë lokacione, përfshirë edhe rajonet e prostitucionit, shtëpitë publike dhe sallonet e masazhit.

Europol thekson se ‘kujdes special’ u është kushtuar shpalljeve në Internet ku janë vërejtur viktimat e shfrytëzimit seksual.

COMMENTS