Eurobasket 2017, sonte Kosovë – Ukrainë

Lojtarët e Vikingurit befasohen gjatë rrugës për Mitrovicë (Video)
Kaka dëshiron pensionimin: Futbolli nuk më jep më kënaqësi (Video)

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sfidon Ukrainën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për ‘Eurobasket 2017’. Ndeshja luhet sonte në ‘Minatori’ të Mitrovicës nis në orën 20:00.

Përfaqësuesja jonë, e cila humbi me rezultat të thellë ditë më parë nga Sllovenia, sonte do të provojë që të jap më të mirën në duel me ukrainasit.

Skuadra jonë si asnjë herë më parë kërkon përkrahjen e tifozëve, në këtë ndeshje të rëndësishme, edhe pse në letër favorit është skuadra ukrainase.

Trajneri i përfaqësues sonë, Arben Krasniqi shpreson se të përzgjedhurit e tij do të kenë paraqitje më të mirë në duel me Ukrainën, edhe pse sipas tij, ‘ndeshja me ukrainasit do të jetë tejet e vështirë’.

COMMENTS