‘Euro 2016’ sonte Uellsi – Belgjika

‘Euro 2016’ sonte Uellsi – Belgjika

FIFA, procedurë ndaj Kosovës e Kroacisë për racizëm të tifozëve
Barcelona fiton Kupën e Mbretit (Video)

Uellsi me Belgjikën takohen sonte në ndeshjen çerekfinale, nga ora 21:00. Fituesi i sontëm do të luaj kundër Portugalisë e cila mbrëmë mposhti Poloninë.

Përfaqësuesja e Fernando Santos mposhti 5:3 me 11 metërsha Poloninë e Lewandowskit e cila pavarësisht këtij rezultati ka hyrë në historinë e futbollit vendas si skuadra e parë që shkon deri në këtë fazë të një Evropiani.

Polakët e nisën vrullshëm ndeshjen dhe kaluan shumë shpejt në avantazh. Lewandowski shënoi në minutën e 2, duke regjistruar golin më të shpejtë në ‘Euro 2016’ dhe njëkohësisht të dytën më te shpejtë në historinë e kampionateve evropiane.

Portugezët e morën veten shpejt, filluan të dominonin lojën dhe të tregoheshin më të rrezikshëm. Në minutën e 33, talenti Sanches barazoi rezultatin me një gol jashtë zone.

Ritmi i lojës vazhdoi i lartë edhe në pjesën e dytë por të dyja skuadrat shpërdoruan disa mundësi shënimi gjatë 90 minutave. Kjo bëri që ndeshja të shkonte drejt shtesave. Lodhja bëri të sajën dhe kjo u vu re në këto 30 minuta, ku skuadrat filluan t’i besonin më shumë 11 metërshave.

Portugezët të udhëhequr nga Ronaldo u treguan perfektë nga pika e bardhë duke i shënuar të gjitha, ndërsa për polakët humbi Kuba Blaszczykowski.

COMMENTS