Euro 2016 – Plotë 100 mijë shqiptarë kërkuan bileta

Euro 2016 – Plotë 100 mijë shqiptarë kërkuan bileta

UEFA publikon ranglistën e re, këto janë 10 klubet më të mira (Foto)
Kurdisjet skandaloze në futbollin kosovar, dëgjojeni bisedën e gjyqtarëve me Ismet Munishin (Video)

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë 40 mijë kërkesa për vetëm 5-6 mijë bileta, që u kishte rezervuar UEFA.
Të gjitha u shitën në një kohë rekord dhe tregu i zi mbeti e vetmja shpresë për ta. Për çdo ndeshje të sajën, FSHF-ja kishte në dispozicion vetëm 16% të kapacitetit të stadiumit, ashtu si edhe kundërshtarët e saj. Afro 70% mbeten për tifozët neutralë.

Asnjë stadium në Francë nuk e përmbush dëshirën e shqiptarëve për të mbështetur skuadrën e tyre. Ishin 100 mijë shqiptarë, ata që kanë kërkuar të marrin një biletë për të qenë në ‘Euro 2016’. Në Lens, ku Shqipëria do të luajë të shtunën kundër Zvicrës, stadiumi legjendar ‘Bollaert’ mban 35 mijë tifozë, por kjo prapë nuk është e mjaftueshme për të kënaqur pritshmëritë e tyre.

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë 40 mijë kërkesa për vetëm 5-6 mijë bileta, që u kishte rezervuar UEFA. Të gjitha u shitën në një kohë rekord dhe tregu i zi mbeti e vetmja shpresë për ta. Për çdo ndeshje të sajën, FSHF-ja kishte në dispozicion vetëm 16% të kapacitetit të stadiumit, ashtu si edhe kundërshtarët e saj.

70% mbeten për tifozët neutralë, por për shkak se ka shumë shqiptarë në vendet e Europës, ata pritet të kenë marrë një numër të madh të këtyre vendeve ‘neutrale’, pasi kanë aplikuar si shtetas joshqiptarë. Në Shqipëri, grupimi më i madh i tifozëve është ‘Tifozat Kuq e Zi’, që nuk arriti të marrë biletat e kërkuara nga FSHF-ja për shkak të krijimit të një tjetër grupimi, ‘Tifozët e Kombëtares’. Këtë e konfirmuan Shkëlqim Destani dhe Shpëtim Brahaj, përfaqësuesit në Zvicër të ‘Tifozat Kuq e Zi’. Kjo për shkak se marrëdhëniet mes tyre dhe presidentit të FSHF-së nuk duken të mira dhe këtë e konfirmuan edhe përfaqësuesit zviceranë. ‘Sjellja e federatës na ka detyruar që një pjesë të madhe të biletave t’i gjejmë në tregun e zi. FSHF-ja nuk dha asnjë shpjegim për këtë. Biletat tona i gjetëm në tregun e zi’- tha Shpëtim Brahaj, shkruan ‘letemps.ch’

COMMENTS