Euro 2016 nisë sot, Shqipëria gati për debutimin historik

Fitojnë Barcelona dhe Liverpool
Celta Vigo ndal Barçën

Sot nis ‘Euro 2016’, Franca dhe Rumania do të zhvillojnë në ora 21:00 ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian.
Vëmendja e Evropës dhe mbarë botës do të jetë sot në Stade de France, kur do të nisë Kampionati Evropian me ndeshjen hapëse ndërmjet Francës dhe Rumanisë.

Afro 90 mijë policë, ushtarë dhe roje private, do të garantojnë siguri gjatë garave njëmujore në 10 qytete.

Ceremonia është projektuar të shpërfaqë vlerat e kulturës franceze, ku do të marrin pjesë valltarë cancanë, muzikantë, një kor i të rinjve dhe DJ i njohur francez, David Guetta.

Kjo ndeshje do të jetë e vetmja e ditës së sotme.

Francezët do të tentojnë që të shënojnë fitore që në ndeshjen e parë për të treguar se janë favorit, pasi kampionati luhet në vendin e tyre, ndërsa Rumania për të treguar se jo rastësisht është pjesë e Euro 2016.

Ky Evropian për shqiptarët është historik, sepse për herë të parë Kombëtarja shqiptare është pjesë e një ngjarje kaq të madhe.

Kuqezinjtë e Gianni De Biasit të entuziazmuar dhe të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, do t’i qasen këtij evropiani.

Shqipëria ndodhet në Grupin A, bashkë me Francën, Zvicrën e Rumaninë, ndërkaq, skuadra shqiptare këtë turne do ta hap me sfidën kundër Zvicrës, e cila në mesin e vet ka disa lojtarë shqiptare, e që janë edhe bartësit e lojës së helveteve.

Ballafaqimi mes Shqipërisë dhe Zvicrës, luhet të shtunën në orën 15:00, në Lens, në një stadium që pritet të jetë i mbushur më tifozët kuqezi.

Kjo sfidë sjell për herë të parë në një Kampionat evropian përballjen e dy vëllezërve, Taulant Xhakës së Kombëtares sonë dhe Granit Xhakës së Zvicrës.

COMMENTS