Euro 2016, bastet japin Francën si fituese

Kosova e arrin atë që nuk e ka pasur kurrë – fitoren e tretë rresht
Mancini zyrtarisht largohet nga Zeniti

Starton për pak orë ngjarja më e pritur sportive, Kampionati Europian i futbollit. Tashmë kompanitë e basteve kanë nisur të bëjnë parashikimet e tyre për skuadrën që do të triumfojë në Euro 2016.

Është pikërisht vendi i organizaotr i këtij evenimenti ai që konsiderohet si pretendenti kryesor për të ngritur trofeun e Europianit. Sipas kompanive të basteve, fitorja e “bluve” të Deschamps në këtë Europian kuotohet me koeficentin 4.08.

Menjëherë pas “gjelave” transalpinë, vijnë kampionët e botës të Gjermanisë. për të besuarit e Joachim Loë, koeficenti i përcaktuar për fitoren e Europianit është 5.05.

Ndërsa në vendin e tretë pozicionohet kampionia në fuqi e Europës, Spanja, për të cilët kompanitë e basteve kanë vendosur koeficientin 6.2. Klasifikimi vijon me Anglinë, Belgjikën, Italinë, Portugalinë dhe Kroacinë.

Ndërkaq, kompanitë e basteve kanë përcaktuar edhe koeficentët për shënuesin më të mirë të Europianit. Ai që kryeson në këtë renditje është Thomas Muller i Gjermanië me 8.75 i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me 9.12 dhe Antonie Griezman me 11.5.

COMMENTS