EULEX pa mandat, shtyhet seanca ndaj Azem Sylës dhe grupit

EULEX pa mandat, shtyhet seanca ndaj Azem Sylës dhe grupit

Këtë javë s’ka seancë të Kuvendit, shkak seanca ndaj Haradinajt
Sot 18 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë

Seanca gjyqësore, e cila ishte paraparë të mbahej sot ndaj ish deputetit Azem Syla dhe të tjerëve nuk është mbajtur. Kjo për arsye që, siç thotë Gashi, mandati i EULEX-it ka përfunduar dhe nuk dihet nëse do të vazhdohet.

‘Janë anuluar të gjitha seancat që kanë qenë për sot, nesër dhe të premten, dhe në rast se i vazhdohet mandati i EULEX-it atëherë ne do të njoftohem me kohë dhe do të vazhdojmë ashtu si janë procedurat, ka thënë avokati i Sylës, Tomë Gashi.

Ai tutje ka shtuar se gjithçka do të varet edhe nga kompetencat që EULEX do të ketë më tej.
‘Varet a i vazhdohet mandati me kompetenca të njëjta dhe nëse kompetencat ndryshohen atëherë mund të ndodh që EULEX nuk mund të ketë kompetenca që të merret me rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve’.

Azem Syla akuzohet për tri vepra të rënda penale: Krim të organizuar, pastrim parash dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

COMMENTS