EULEX-i ua dorëzon vendorëve gjyqin për organizimin e sulmit terrorist ndaj policisë

EULEX-i ua dorëzon vendorëve gjyqin për organizimin e sulmit terrorist ndaj policisë

​Në gjykimin ndaj të akuzuarve për vepra që lidhen me terrorizëm Ardian Mehmeti, Valon Shala, Genc Selimi, Musli Hyseni dhe Nuredin Sylejmani, është n

​Në gjykimin ndaj të akuzuarve për vepra që lidhen me terrorizëm Ardian Mehmeti, Valon Shala, Genc Selimi, Musli Hyseni dhe Nuredin Sylejmani, është ndërruar prokurori i çështjes.

Gjatë seancës së sotme e cila u shty në mungesë të kushteve për t’u mbajtur ky shqyrtim gjyqësor, u bë e ditur se prokurori i EULEX-it, Drew Engle, i kishte kaluar lëndën prokurorit të prokurorisë speciale, Afrim Shefkiu, i cili tash e tutje do ta ndjekë këtë çështje penale.

Arsyeja e kalimit të kësaj lënde tek prokurori vendor u tha të jetë për shkak të përfundimit të misionit të EULEX-it.

Misioni i BE-së për sundim të ligjit në Kosovë do ta përfundojë mandatin aktual pas 40 ditëve, më 14 qershor të këtij viti.

Ndërsa, seanca e sotme u shty në mungesë të njërit prej të akuzuarve Ardian Mehmetit, për të cilin udhëheqësi i njësisë së transportit Safet Latifi, tha se rreth orës 9:40, njësia përcjellëse e Policisë së Kosovës e kishte njoftuar se akoma nuk e kishin nisur nga qendra e paraburgimit.

Pastaj udhëheqësit të njësisë së transportit, nga kryetari i trupit gjykues Naser Foniqi i është thënë që të mos e nisë të akuzuarin pasi që paraprakisht edhe prokurori kishte shqetësime se kjo seancë nuk do të mund të mbahej.

Këtë shqetësim prokurori e kishte ngritur pasi që ishte njoftuar se për seancën e sotme nuk do të jetë i mundur dëgjimi i dëshmitarit të mbrojtur. Kjo ka ndodhur për faktin se, sipas prokurorit Afrim Shefkiu, zyrtarët e EULEX-it kanë pasur për obligim që ta sigurojnë praninë e këtij dëshmitari por për shkak të pushimit të misionit të EULEX-it një gjë e tillë nuk është bërë.

‘Meqë kjo lëndë penale definitivisht ka kaluar në kompetencë të prokurorit vendor dhe se nga seancat e kaluara zyrtarët e EULEX-it patën marrë për obligim sigurimin e dëshmitarëve të mbrojtur por që sot në mëngjes kuptova se për shkaqe administrative të EULEX-it përkatësisht procedurave të pushimit të misionit kjo urdhëresë nuk është zbatuar ndërkohë që ka qenë e pamundur që brenda një ore të kryhen këto procedura nga ana e prokurorit vendor për sigurimin e dëshmitarit të mbrojtur andaj për shkaqe objektive dhe në pamundësi të sigurisë së dëshmitarit të mbrojtur me keqardhje kërkojmë që shqyrtimi i sotëm të shtyhet për datën sipas agjendave të parapara nga kjo gjykatë’, tha prokurori special Afrim Shefkiu.

Valon Shala, Ardian Mehmeti, Genc Selimi, Nuredin Sylejmani dhe Musli Hyseni akuzohen për organizimin dhe drejtimin e një grupi terrorist, pjesëmarrjen në grup terrorist, përgatitjen e veprave penale terroriste, prodhimin e paligjshëm të materialeve shpërthyese, posedimin e paligjshëm të armëve dhe të eksplozivëve, nxitjen e urrejtjes fetare, sulmin e rëndë në territorin e Kosovës, si dhe kryerjen e terrorizmit brenda territorit të Sirisë.

COMMENTS