EULEX e do Kosovën me krim

EULEX e do Kosovën me krim

‘PAN-i i ka siguruar 62 vota, javën që vjen qeveria e re’
Vritet Lavdrim Muhaxheri (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje kundërshton vazhdimin e mandatit të EULEX’it deri në vitin 2018. Sipas kësaj lëvizjeje, vazhdimi i misionit të EULEX-it, heqje dorë nga drejtësia.

‘Misioni i EULEX-it erdhi në Kosovë me premtimet për luftim të krimit dhe korrupsionit si dhe forcim të sistemit vendor të drejtësisë. Asnjëra nga këto dy premtime nuk u realizua ngase qëllimi i vërtetë i EULEX-it asnjëherë nuk ka qenë drejtësia në Kosovë. Kjo trupë që nga fillimi ka pasur për qëllim menaxhimin e krizave dhe ruajtjen e stabilitetit. E ruajtja dhe stabilizimi i situatës për realitetin kosovar nënkupton stabilizim të krimit e korrupsionit që rrënjët i ka në majën e piramidës shtetërore. Si rezultat i kësaj paradigme, EULEX-i u përfshi edhe vetë në menaxhimin e politikës ditore, duke ndërtuar raste sipas porosive dhe interesave të partive në pushtet. Kjo e bëri EULEX-in pjesë të organizimit kriminal të pushtetit në Kosovë’.

Sipas VV-së, Institucionet e Kosovës kanë nevojë për EULEX-in sepse autoriteti ekzekutiv i tij u shërben atyre si alibi për mungesën e përgjegjësisë, kurse EULEX-i e do Kosovën pafundësisht me krim e korrupsion sepse kështu ndërtohet justifikimi për t’ia zgjatur vetes jetën.

‘EULEX-it nuk duhet t’i zgjatet jeta sepse prania e tij nuk mund të jetë e dobishme në asnjë rrethanë. Kosova duhet të pushojë se trajtuari nga BE si çështje e sigurisë në kuadër të menaxhimit të krizave. Nga kjo paradigmë duhet kaluar tek nevoja për drejtësi, zhvillim e mirëqenie. E drejtësia nuk vjen asnjëherë nga jashtë dhe vetë EULEX-i është dëshmi për këtë’, thuhet në reagimin e VV-së.

‘zico.tv’

COMMENTS