Është 105 vjeçe, por i di saktë ditëlindjet e 51 nipërve

Iluzionet optike që ju bëjnë konfuz (Foto)
Këto 15 fakte nuk do ju hyjnë kurrë në punë! Thjesht lexojini dhe qeshni

Jeton më shumë se një shekull jetë, por nuk i harron asnjëherë ditëlindjet e nipërve.

Me gjithë peshën e viteve, gjyshja 105-vjeçare Lucinda Edge e njohur si Lucie nga Devon i Anglisë, i mban mend mirë ditëlindjet dhe nuk i ngatërron emrat e 18 nipërve, 27 stërnipërve dhe gjashtë fëmijëve të tyre.

Pak para se t’ju afrohet dita e caktuar, Lucie e shkruan kartolinën dhe e dërgon me postë në mënyrë që t’ju arrijë me kohë.

‘Është një grua e urtë dhe e dashur, me memorie të shkëlqyer. Me kalimin e viteve i është dobësuar shikimi, por jo edhe mbajtja mend’, ka thënë vajza e saj, Mavis.

‘Prej se vdiq babai, nëna jeton me mua, por në dhjetë vitet e fundit kërkoi që ta dërgojmë në shtëpinë e të moshuarve. Na befason gjithmonë me kartolinat dhe telefonatat për data të veçanta’.

Gruaja e lindur më 2 janar të vitit 1912, ka përjetuar dy luftëra botërore, si dhe ka pasur vështirësi të mëdha derisa i ka rritur katër fëmijë.

Mirëpo, të gjithë familjarët kudo që janë, mblidhen në shtëpinë e vajzës së saj për t’ia festuar ditëlindjen.

COMMENTS