Ermal Meta kualifikohet në finalen e Sanremos (Video)

Kantautori shqiptar Ermal Meta do të prekë natën finale të festivalit italian të këngës, Sanremo. Ai është klasifikuar mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane si Al Bano dhe Fiorela Manoja, ndërsa la pas në rrezik eleminimi Xhuzi Ferrerin dhe Ronin.

‘E ndaluar të vdesësh’ është kënga e tij e cila konsiderohet si një nga krijimet me tekstin që përcjell mesazhin më të fortë në këtë festival, përcjellë zico.tv

Artisti shqiptar, i prezantuar në këtë edicion si një emigrant që me punë dhe pasion mbërriti deri në skenën e Aristonit, sjell një këngë kundër dhunës në familje.

Tregon historinë e një djali që ka parë të ëmën të keqtrajtohej në familje dhe që sërish beson te dashuria si e vetmja rrugë për të rritur fëmijë më të mirë.

35 vjeçari Ermal Meta ka marrë pjesë edhe vitin e kaluar në garën e të rinjve, por emri i tij është i njohur në muzikën italiane, pasi ka shkruar tekste për shumë artistë të mëdhenj.

COMMENTS