Ermal Fejzullahu dhe Nora Istrefi publikojnë këngën e re ‘Hije’ (Video)

Këngëtarët Ermal Fejzullahu dhe Nora Istrefi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, këngën dhe klipin “Hije”.

Muzika është realizuar nga Big Bang Beats në studion “RedBox”, gjersa tekstin e ka shkruar reperi Gjiko.

Videoklipi është punuar nga produksioni Entermedia, gjersa edhe kësaj radhe Nora nuk i zhgënjeu fansat me paraqitjen e saj seksi dhe me stil.

Ndërkohë “Hije” vjen pas bashkëpunimit shumë të pëlqyer të vitit 2011 “Unë e di”, ndaj ky projekt është mirëpritur nga fansat.

COMMENTS