Erëza Jusaj shpallet Miss Peja 2017 (Foto/Video)

Erëza Jusaj shpallet Miss Peja 2017 (Foto/Video)

Morena Taraku provokon përsëri (Foto)
Angelina Jolie mes lotësh flet për ndarjen nga Brad Pitt (Video)

Pas një dekade, mbrëmë në qytetin e Pejës u mbajt evenimenti për më të bukurën e vendit, ku të ftuar ishin shumë personalitete të njohura.

I gjithë organizimi ka shkuar ashtu siç e kanë planifikuar organizatorët dhe konkurrenca ka qenë mjaft e madhe.

Mirëpo, këtë çmim dhe kurorën e rrëmbeu bukuroshja vetëm 15 vjeçare, Erëza Jusaj, ku përveç çmimit kryesor ka fituar edhe çmimin Miss Press.

‘Sot pa shumë vitesh dëshira ime u realizua, dëshira të cilën e kam pasur që kur kam qenë e vogël. Kjo ëndërr nuk do realizohej pa përkrahjen familjare dhe punën e mrekullueshme të stafit. Qoftë kjo kurore shteg i arritjeve të tjera, sepse me të vërtetë kam punuar shumë për të arritur këtu dhe mundi gjithmonë shpërblehet’, ka thënë ajo e cila ishte shumë e emocionuar.

Bukuroshja Jusaj, rrjedh nga një familje tashmë e njohur në Kosovë dhe është vajza e biznesmenit të suksesshëm pronarit të Petrol Company, Shkëlzen Jusaj, i cili gjithmonë e përkrahë dhe i qëndron pranë asaj.

COMMENTS