Erdogani i brengosur për djalin e Hashim Thaçit

Erdogani i brengosur për djalin e Hashim Thaçit

Delawie: Korrupsioni po minon besimin e publikut në Qeveri
Zhduket një e mitur në Gjilan

Erdogani i brengosur për djalin e Hashim Thaçit

Një ligjvënës i lartë austriak ka publikuar një varg dokumentesh të cilat paraqesin një rrjet të gjerë global mbikëqyrës turk që ka për qëllim të minojë organizata besnike ndaj klerikut mysliman për të cilin Turqia beson se qëndron prapa tentim-puçit të vitit të kaluar.

Parlamentari i Gjelbër, Peter Pilz, këtë javë publikoi disa memorandume të gazetarëve të përzgjedhur nga, siç thotë ai, konsullata dhe ambasada turke në 35 vende, përfshi Kosovën, Japoninë e Australinë e që i raportojnë Ankarasë, raporton “The Washington Times”.

Lexo shkrimin në washingtontimes

Austrian lawmaker alleges global Turkish surveillance

Varësisht nga vendi, korrespodencat variojnë nga pikëpamjet historike të organizatave të përkrahura nga kleriku me bazë në SHBA, Fethullah Gylen, e deri tek listat e detajuara të shkollave, bizneseve dhe organizatave të grave, shoqërive religjioze, mediave dhe organizatave joqeveritare. Disa përmbajnë emrat, adresat dhe të dhënat personale të të përfshirëve.

Zyrtarë nga Ministria e Brendshme e Austrisë thonë të mos i kenë parë dokumentet e fundit, por po i trajtojnë si të vërteta. Ministria e Jashtme turke nuk është përgjigjur.

Pilz ndau këto dokumente, në gjuhën turke dhe gjermane, me një grup gazetarësh të përzgjedhur të enjten. Associated Press i ka parë këto dokumente, dhe në bazë të analizave të para konstaton se janë autentike.

Në mesin e këtyre dokumenteve përmendet edhe Kosova, ndonëse nuk dihet se kush mund të jetë gazetari apo gazetarët që kanë raportuar për konsullatën dhe ambasadën turke në Kosovë.

Fragmente nga këto dokumente për Kosovën dhe vendet tjera:

– Raporti nga Kosova paralajmëron se lëvizja e Gylenit po fiton ndikim përmes shkollave të tij, një observim që mund të shihet edhe në dokumentet për vbendet tjera po ashtu. Thotë se djali i Presidentit Hashim Thaçi është në mesin e “fëmijëve të familjeve të rëndësishme të politikës dhe biznesit kosovar” që shkon në shkolla të tilla.

– Një raport nga konsullata e përgjithshme turke në Munih për “Olimpiadën Turke” të vitit 2014 ku morën pjesë turq nga e gjithë Gjermania thekson mbështetjen e shumë “ligjvënësve, bashkiakëve, shefave të policisë” dhe zyrtarëve tjerë gjermanë si dhe i identifikon disa me emra.

– Nga Finlanda, raporti përmend emra kyç njerëzish të mbikëqyrur, ku për disa jepen edhe detaje. Thekson se njëri prej tyre është përgjegjës për “kontaktet me afaristë të vegjël”. Raporti liston vendlindjen e tij dhe universitetin në Turqi, e po ashtu përmend edhe emrin e bashkëshortes së tij dhe thotë se “ajo është përgjegjëse për gratë”.

Në Gjermani, ku agjencia turke e inteligjencës kohëve të fundit i ka ofruar agjencisë homologe gjermane një listë me përkrahësit e dyshuar të Gylenit, ministri i Brendshëm, Thomas de Maziere tha të enjten se ky hap mund të ketë pasur për qëllim të “na provokojë në njëfarë mënyre”.

Lista përmbante emrat e rreth 300 përkrahësve të supozuar të Gylenit që mendohet se jetojnë në Gjermani, në mesin e të cilëve edhe një ligjvënës gjerman.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po u bën presion kombeve të ndryshme që të shkatërrojnë rrjetin e shkollave dhe organizatave bamirëse të lëvizjes së Gylenit të cilat gjenden janë vendit të tij. Ai akuzon Gylenin për orkestrimin e tentim-puçit të 15 korrikut të vitit të kaluar ku mbetën të vrarë rreth 270 persona.

Gulen ka dënuar tentim-puçin dhe ka mohuar përfshirjen e tij, ndonëse ka pranuar se disa prej përkrahësve të tij mund të kenë marrë pjesë.

COMMENTS