Erdogan: Turqia e interesuar për raketat ruse S-500

Erdogan: Turqia e interesuar për raketat ruse S-500

Isa Mustafa: Të ndërtohen institucionet e Kosovës, por jo me matrapazë
Kandidati i LDK-së heq dorë nga ankesa, KQZ sot mund t’i certifikojë rezultatet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij, që aktualisht ka shpallur plane për blerjen e sistemeve raketore tokë-ajër të prodhimit rus të tipit, S-400, është i interesuar edhe për furnizim me raketa të reja ruse, që janë në zhvillim e sipër.

‘Në bisedimet tona me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ne nuk mendojmë të ndalemi me S-400. Ne kemi pasur biseda për S-500, po ashtu’, ka thënë Erdogan, raportojnë sot mediat turke.

Lëvizja e Turqisë, anëtare e NATO-s, për të blerë raketa ruse të tipit, S-400, nga disa në kryeqytetet perëndimore është shikuar si mospërfillje e aleancës, në periudhën e tnsioneve me Rusinë, për shkak të rolit të Moskës në luftërat në Siri dhe në pjesën lindore të Ukrainës.

Marrëveshja për raketat S-400, e shpallur muajin e kaluar, po ashtu, ka shkaktuar shqetësim pasi armatimet ruse nuk mund të integrohen në mbrojtjet e shteteve anëtare të NATO-s.

COMMENTS