Erdogan kritika BE-së: Nuk i dha mjetet për migrantë

Gjeneralët serbë që kanë kryer krime në Kosovë do të japin mësim në Akademinë Ushtarake të Beogradit
Sigurohen dozat për vaksinimin e të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë kritika të ashpra në adresë të Bashkimit Evropian, duke thënë se Unioni ka dështuar të përmbushë zotimin për të siguruar tre miliardë euro ndihmë për migrantët në Turqi.

Zotimi ka qenë pjesë e një marrëveshjeje të rëndësishme për të frenuar flukset e refugjatëve në Evropë.

‘Viti po përfundon. Ata premtojnë, por nuk japin’, tha Erdogan në një konferencë në Ankara.

Marrëveshja Turqi-BE, e arritur në muajin mars, ka ndaluar pothuajse plotësisht migrantët të udhëtojnë me anije nga Turqia drejt brigjeve greke.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, ka thënë se ndarja e mjeteve bazohet në projekte dhe nuk bëhet si shumë parash.

Turqia është bërë streha më e madhe e refugjatëve sirianë.

COMMENTS