Era Istrefi vjen me këngë të re

Është bërë gati një vit që këngëtarja Era Istrefi nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri. Por, labeli që menaxhon artisten 'Ultra Music' ka dhënë një

Është bërë gati një vit që këngëtarja Era Istrefi nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri.

Por, labeli që menaxhon artisten ‘Ultra Music’ ka dhënë një informacion përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram teksa ka publikuar një portret të këngëtares nga Prishtina.

‘Mos u brengosni fansa të Erës. Ne iu dëgjojmë juve. Këngë të reja do të vijnë së shpejti’, shkruan në njoftimin e kompanisë ndërkombëtare.

Ndryshe, ‘Bonbon’ kaloi pritshmëritë e suksesit duke u bërë hit ndërkombëtar, ndërsa deri më tani ka marrë mbi 197 milionë klikime në YouTube.

COMMENTS