Era Istrefi rikthehet te krijuesi i hitit ‘Bonbon’ (Foto)

Era Istrefi rikthehet te krijuesi i hitit ‘Bonbon’ (Foto)

Çfarë bën Dua Lipa para se të ngjitet në skenë?
E dashura e lë nën hije Mozzikun (Foto)

Si çdo herë tjetër, edhe këtë radhë, ajo pritet të befasojë publikun me projektin e saj më të ri muzikor.

E për këtë projekt, Era duket se ka zgjedhur dorën e sigurt, pasi është rikthyer te producenti i mega hitit të saj ‘BonBon’.

Donat Prelvukaj i njohur si Cricket Beats, është producenti i shumë këngëve hit në tregun muzikor shqiptar, ndërsa Bonbon, të cilën e interpretoi Era, theu kufijtë dhe u dëgjua në gjithë botën.

Cricket së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në studio bashkë me Erën, teksa në mbishimin e fotografisë paralajmëron hitin e radhës të këngëtares.

‘Pas ‘Bonbonit’ që ishte një hit më i dëgjuar, është bukur që të presim një tjetër hit’, shkruan producenti në mbishkrimin e fotografisë.

Me gjasë, projekti i ri i këngëtares Istrefi, do të punohet nga Donat Prelvukaj, apo i njohur si Cricket.

After "BON BON" which was a major hit track, its fair to say expect another one. @strefie

A post shared by Donat Prelvukaj (@cricketbeats) on

COMMENTS