Era Istrefi gati këngën e re, zbulon një pjesë të saj (Video)

Era Istrefi gati këngën e re, zbulon një pjesë të saj (Video)

Këngëtarja shqiptare që pati sukses në skenën ndërkombëtare, Era Istrefi, vazhdon të mendojë për krijime të reja muzikore.

Bukuroshja e cila ka arritur që me hitin ‘BonBon’ të ketë 540 milionë klikime në YouTube, lansoi një varg këngësh tjera që u pritën mirë.

Megjithatë, ka gjashtë muaj që prej se bukuroshja nga Prishtina s’ka publikuar asnjë këngë.

Së fundmi, Era ka qëndruar në Suedi ku ka punuar në realizimin e projekteve të reja.
Është vet këngëtarja që ka publikuar një video të shkurtër në rrjetet sociale ku ka paralajmëruar projektin e ri.

Kënga në dëgjimin e parë duket se është projekt ritmik.

Ndryshe, Era së fundmi ka pasur probleme edhe në jetën private, pasi ishte ndarë nga Faton Shoshi, që po ashtu menaxhoi karrierën e saj.

COMMENTS