Era Istrefi befasohet me këtë dhuratë (Video)

Era Istrefi befasohet me këtë dhuratë (Video)

Era Istrefi është një prej artisteve shqiptare që ka arritur famë në botë.

Ajo tashmë po zhvillon karrierën e saj me suksese të njëpasnjëshme, ndërsa së fundi ka paralajmëruar një këngë të re.

Titulli i këngës është ‘Origami’ dhe përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se do të publikohet më 30 mars.

Së fundi, ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram në të cilën ka treguar dhuratën që pranoi.

Bëhet fjalë për një portret të saj të pikturuar nga Rosanna Larsson, befasi e cila e gëzoi tejmase Erën.

COMMENTS