Enver Idrizi dekorohet me Urdhërin “Nderi i Kombit” nga Presidenti Nishani (Video/Foto)

Enver Idrizi dekorohet me Urdhërin “Nderi i Kombit” nga Presidenti Nishani (Video/Foto)

Administrata Tatimore jep njoftim për kuponët fiskalë
Trump ‘na mban pezull’, s’dihet nëse do ta njoh rezultatin zgjedhor

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani çmoi sot sportistin e shquar e të njohur, kampionin botëror në karate Enver Idrizin me Dekoratën “Nderi i Kombit”.

Urdhri “Nderi i Kombit” është një dekokoratë nderi e Republikës së Shqipërisë, që u jepet qytetarëve shqiptarë që me veprat dhe emrin e tyre nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë.

Kështu që, sot, Ikona e karates, Kampioni evropian e botëror Enver Idrizi i shton imazhit të tij edhe një tjetër mirënjohjeje nga kreu i shtetit të Shqipërisë, të cilën mirënjohje ai e vlerëson si më të çmuarën deri sot.

Me këtë rast Enver Idrizi tha: “Sot me 14.04.2017 ,pranova Dekoratën Nderi i Kombit, Mjeshtër i Madh, nga Presidenti Bujar Nishani! Falenderoj Presidentin & Të gjithë bashkëpunëtorët, ekipin tim. Këtë dekoratë ia dedikoj popullit tim, sepse unë Enver Idrizi kam qenë dhe do të jem gjithnjë në shërbim te popullit tim Shqiptarë. Zoti iu bekoftë shqiptarë në ç’do cep të botës kudo që ndodheni. Sinqerisht i Juaji :Enver Idrizi”

COMMENTS