Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi prezantojnë këngën e re (Premierë/Video)

Ata pa pikë dyshimi janë dyshja e përshtatur më së miri në skenën tonë muzikore.
Stili i veçantë si në interpretim ashtu edhe në çdo paraqitje, i karakterizon gjithmonë artistët Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi.

‘Ma ke gishtin për unazë’ është projekti i tyre i fundit që e sollën ekskluzivisht për ZICO TV në kuadër të programit festiv ‘Gëzuar 2017’.

Për më shumë, zico.tv bën të ditur se Enkelejda dhe Hysniu gjithashtu kanë realizuar edhe një potpuri këngësh si pjesë e të njejtit program.

COMMENTS