‘Engjëjt’ ndezin Shangain mes polemikave (Foto)

‘Engjëjt’ ndezin Shangain mes polemikave (Foto)

Spektakli glamuroz i Victoria’s Secret u mbajt të dielën në Shanghai – dhe ishte i jashtëzakonshëm.

Engjëjt e Victoria’s Secret ishin të gjitha aty, dhe mahnitën gjithë botën.

Alessandra Ambrosio, Adriana Lima, Lily Aldridge, Taylor Hill, Elsa Hosk, Martha Hunt, Stella Maxwell, Lais Ribeiro, Sara Sampaio, Josephine Skriver, Romee Strijd, Candice Swanepoel, and Jasmine Tookes, që të gjitha u shfaqën në pasaralë.

Bella Hadid, motra e të cilës Gigi në mënyrë të papritur dha dorëheqje nga shfaqja, po ashtu u paraqit duke shkëlqyer.

Ndryshe, Bella Hadid ishte një prej atyre që shkëlqeu më së shumti dhe që mori komente më pozitive.

Të brendshmet ishin të stileve të ndryshme nga stili gladiatoresk greko-romak e deri te inspirimi i punkizmit nga Balmain, e nuk munguan as krahët e engjëjve në trupin e më të bukurave të botës.

Mes polemikave të shumta, Shangai u kthye të paktën për një natë në qendrën botërore të modës, pasi \Victoria’s Secret’ mbajti sfilatën madhështore me supermodelet që kaluan në pasarelë.

Këtë vit polemikat ishin të shumta, pas raportimeve se disa prej modeleve u është refuzuar viza për të hyrë në Kinë.

Për ta bërë këtë mbrëmje edhe më të paharrueshme në Kinë, ishin të ftuar për të interpretuar edhe Harry Styles , Miguel, Jane Zhang dhe Leslie Odom Jr.

Më poshtë fotografitë super atraktive të bukurosheve ultra joshëse të cilat do t’ju shtangin me bukurinë e tyre.

COMMENTS