Ende i panjohur personi që gjuajti me armë në ‘Beer Fest’

Ngurrojnë t’i varrosin familjarët për shkak të ‘veprimtarive të tyre të dyshimta’
Befasuese: Kjo është komuna me më së paku dalje në zgjedhje

Rreth 40 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e panikut që ndodhi mbrëmë pas të shtënave me armë zjarri në ‘Berr Fest’.

Poicia ende nuk ka arrestuar personin që ishte shkaktar i gjithë asaj që ndodhi në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Daut Hoxhaj nga Policia e Kosovës, ka thënë se dyshohet që një person ka gjuajtur me armë, ku si rezultat është shkaktuar panik dhe masa ka filluar të largohet, duke lënduar njëri-tjetrin.

‘Është me rëndësi që askush nuk është lënduar nga arma e zjarrit por vetëm nga gërvishjet që janë shkaktuar nga ndonjë objekt i mprehtë’, tha ai për Kosovapress.

Ai shtoi se ende nuk ka ndonjë informacion nëse është arrestuar personi që ka gjuajtur me armë, apo edhe iu është konfiskuar arma, megjithatë lidhur me rastin janë intervistuar disa persona. Sipas tij, hetimet janë duke vazhduar.

COMMENTS