Enca përgjigje të ashpër ‘akuzuesve’ për photoshop (Foto)

Ismet Peja feston 80 vjetorin e lindjes (Foto & Video)
Nuk do e njihni, Ibrahim Tatlises tashmë një plak i mbuluar nga thinjat (Foto)

Siç e dijmë të gjithë, Enca Haxhia, është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një foto në Instagram për t’i uruar të gjithë ndjekësit e saj për festën e Krishtlindjes.

Këngëtarja shfaqet mjaft seksi me një dekolte të hapur ngjyrë të kuqe.

Menjëherë pas publikimit të fotos, në adresë të Encës erdhën edhe reagimet e vrullshme të një pjese të komentuesve duke thënë se këngëtarja ka ndërhyrë në foto për të dobësuar veten.

Por, Enca ka vendosur të reagojë duke e postuar edhe një herë foton origjinale dhe duke treguar se murin e ka zbehur për të hequr nga aty reklamat.

‘Duhet ta zbehja murin prapa që të dukej fotoja më bukur. Prapë bukur dukem edhe kështu? Më vjen keq për të gjithë ata të cilët hanë m*t për Krishtlindje dhe më vjen shumë keq që ju nuk mund t’i bëni dot photoshop për të ndrequr karakteret e juaja të shpifura!’, ka qenë reagimi i ashpër i Encës.

Më pas këngëtarja ka vendosur të fshijë këtë fotografi nga Instagrami pasi mesa duket ka menduar se është e tepërt që të vazhdojë të sqarojë si dhe e ka parë të arsyeshme t’i kalojë me energji pozitive këto ditë feste.

COMMENTS