Enca e dashuruar në kanabis, konsumon edhe supën me këtë bimë (Foto)

Enca e dashuruar në kanabis, konsumon edhe supën me këtë bimë (Foto)

Blerim Destani e han foren e Noizyt, shikone reagimin e tij (Video)
Action Bronson publikon ‘Durag vs Headband’ (Video)

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka filluar përgatitjen për projektin e saj më të ri muzikor, i cili kësaj radhe do të jetë më i veçantë nga të tjerët.

Kënga e saj e re ka të bëjë me bimën e ndaluar të kanabisit, përcjellë zico.tv

Të njëjtën tematikë do të shtjellojë edhe klipi, xhirimet e të cilit mesa duket kanë filluar tashmë.

Këngëtarja Haxhia publikoi para pak ditësh një fotografi në rrjetet sociale ku shfaqej duke konsumuar kanabis, gjersa një të ngjashme e ka publikuar edhe së fundmi në rrjetin social SnapChat.

Vetëm se këtë herë, këngëtarja nuk po e konsumonte duke e tymosur kanabisin, por si një shtesë në supën e saj, kështu të paktën bën me dije supa jeshile që ajo ka publikuar në fotografi, dhe në mbishkrimin e saj ka shkruar: ‘Supë me kanabis’.

Se cila do të jetë ‘çmenduria’ e radhës nga Enca në projektin e ri, kjo mbetet të shihet deri në publikimin e tij.

COMMENTS