Enca dhe Ardian Bujupi pushtojnë ZhurmaVMA12

Enca dhe Ardian Bujupi pushtojnë ZhurmaVMA12

Genta harron Milotin, ky është mashkulli përkrah saj (Foto)
Ja si e kall atmosferën Era në Coachella (Foto & Video)

Përtej pritshmërive, një mega spektakël solli ‘Zhurma Video Music Awards 12’ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Shkëlqimi u pa qysh në fillim në tapetin e kuq, ku parakaluan të ftuarit dhe artistët që solli një performancë magjike në praninë e publikut më të zjarrtë para Teatrit të Gjilanit. Ishte Albba Morina ajo që i priste mysafirët me pyetjet e saj në tapet.

Në mesin e më të vlerësuarve ishte këngëtarja nga Shqipëria Enca Haxhia, e cila është shpallur mbretëresha e mbrëmjes, duke fituar çmimin Best Video me këngën ‘Bow Down’ në bashkëpunim me reperin Noizy. Ajo ka rrëmbyer edhe çmimet Best Female, Best Pop dhe atë të publikut.

Çmimin Best Video Encës e Noizyt ia ka ndarë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëshorten e tij Miken.

Pas fillimit të spektaklit ku hapjen e ka bërë Noizy – fitues i edicionit të kaluar të Zhurmës, kanë nisur të ndahen trofetë për artistët.

Nën prezantimin e publicistit të mirënjohur Milaim Zeka dhe Kaqusha Kamberi, eventi shpërfaqi edhe më shumë shkëlqim, pasi vetë Milaimi ishte ai që i dha tjetër dimension spektaklit.

Një ndër çmimet kryesore të ZhurmaVMA12 atë të Best Song e ka fituar Ardian Bujupi & Dalool me projektin e tyre të përbashkët ‘Na jena njo’.

‘Zhurma Video Music Awards 12’ edhe këtë vit e ka pasur përkrahjen e padiskutueshme të Komunës së Gjilanit.

14348764_677364342422659_1215410645_n

Ja fituesit e çmimeve të Zhurma Video Music Awards:

Best NEW ARTIST F/M
Liza – Dont let you go
Bero – Love bitch

DIASPORA
Ari Blue – A jena a s’jena

Best BALADA
Mira Janji – Mon amour

Best FOLK
Baboo Darabuka ft.Big Mama & DJ Benity – Dheze dheze

Çmimi POPULLORE
Hysniu, Xeni & Enkelejda – Tradita Shqiptare

Best COUPLE
Ilirjana & Besart Halimi

Çmimi i TELEVIZIONIT F/M
Morena Taraku – Lule
Robert Berisha – MIA

Best ROCK
Troja – A e man n’men

Best POP
Enca – Dreq

Best RnB
Nora Istrefi – Sa t’kom dasht

Best HIP HOP
MC Kresha & Lyrical Son – Ky tipi

Best DANCE
Ardian Bujupi & Dalool – Na jena njo

Best FEMALE
Enca – Dreq

Best MALE
Getinjo ft. Mozzik – Tony Montana

Best COLLAB
Etnon ft. Genta Ismajli – Shake it

Çmimi i NDERIT
Hivzi Krasniqi

Çmimi i INTERNETIT
Enca ft. Noizy – Bow down

Best SONG 2016
Ardian Bujupi & Dalool – Na jena njo

Best VIDEO 2016
Enca ft. Noizy – Bow down

COMMENTS