Emocionuese: Vajza e shurdhër mahnitë jurinë me zërin e saj (Video)

Emocionuese: Vajza e shurdhër mahnitë jurinë me zërin e saj (Video)

Kameramani fokuson vetëm gjinjtë e saj – Ish missi duket në siklet (Video)
Dua Lipa arrin 3 milionë ndjekës në Instagram (Foto)

Mandy Harvey është një vajzë e cila humbi dëgjimin në moshën 18 vjeç, ndërsa tani është 29.

Ajo ka filluar të këndojë qysh në moshën 4 vjeçare, ndërsa kur humbi dëgjimin, vendosi që të mos këndojë më, për shkak që nuk dinte të dakordonte zërin me melodinë, shkruan lajmi.net

Megjithatë, me kohën ajo e zgjidhi këtë problem dhe vendosi të jetë pjesë e America’s Got Talent.

Fillimisht, ajo la pa fjalë jurinë derisa tregoi historinë e saj, por natyrisht, më e rëndësishmja është që zëri i saj mahniti jurinë dhe ngriti gjithë publikun në këmbë, për t’u duartrokitur.

Simon, njëri nga anëtarët e jurisë, shtypi butonin Golden Buzzer, ku e çoi drejtpërdrejtë në netët live Harveyn.

Emocionet e saj rriteshin ndër lotë, ndërsa në skenë erdhi dhe babai i saj që ta mbështesë.

Shikoni performancën e saj në videon më poshtë.

COMMENTS