Emocionues ritakimi i ushtarit me qenin (Video)

Emocionues ritakimi i ushtarit me qenin (Video)

Shenjat më të rrezikshme të horoskopit
Gjërat e çuditshme që panë udhëtarët gjatë mëngjesit (Foto)

Nuhatja është një ndër pikat më të forta të qenve, që po t’i shtosh dashurinë dhe besnikërinë për të zotin apo një person tjetër të familjes që u ka munguar, ajo që prodhohet është një situatë e jashtëzakonshme.

Një ushtarak amerikan mungoi për disa muaj në shtëpi dhe mungesën veç pjestarëve me dy këmbë të familjes, e ndjeu fort edhe Romeo.

Ushtaraku u kthye në shtëpi pas 6 muajsh dhe për t’i bërë një surprizë qenit u fsheh në dhomën e gjumit, ndërsa ai priste në oborr. Sapo i hapin derën, qeni ndjeu praninë e mikut të tij dhe nis e nuhat në gjithë shtëpinë deri kur e gjen atë në dhomën e gjumit.

Gjithçka është filmuar dhe më pas është postuar në internet ku ka tërhequr me mijëra klikime.

COMMENTS