Eminem zbulon datën e lansimit të albumit të ri (Video)

Eminem zbulon datën e lansimit të albumit të ri (Video)

Eminemi më në fund do të publikojë albumin e tij të ri të rikthimit në skenë.

Legjenda e gjallë e hip hopit u rikthye këtë vit me performancë në MTV EMA dhe nga korriku ka punuar në albumin e ri me mësuesin e tij, Dr. Dre.

Tashmë është konfirmuar data e albumit të ri, e cila është 15 dhjetor.

Albumi titullohet ‘Revival’, që në shqip do të thotë ‘Ringjallja’ dhe simbolizon përpjekjen e reperit për të mbijetuar nga problemet e jetës që ka ndikuar shumë në jetën e tij si artist.

Pak dihet për albumin e ri të Eminemit, teksa artisti u kthye në skenë me performanca në MTV EMA dhe Saturday Night Live.

Deri tash, Shady ka treguar se do të ketë bashkëpunime me Dr. Dre dhe do të ketë edhe prodhim ekzekutiv të Rick Rubin.

COMMENTS