Emery konfirmon largimin nga Parisi

Emery konfirmon largimin nga Parisi

Kryetrajneri i Paris Saint-Germainit, Unai Emery ka njoftuar se gjatë kësaj vere do të largohet nga kampionët e ligës franceze.

Edhe pse sivjet fitoi ligën dhe kupën e ligës, qëndrimi i spanjollit u vu në dyshim pas dështimit në Ligën e Kampionëve.

‘U kam thënë lojtarëve se do të largohem’, ka thënë Emery në konferencën për media.

‘Falënderoj presidentin Nasser Al-Khelaifi, drejtorin sportiv Antero Henrique, tifozët dhe lojtarët për këto dy sezone’, ka thënë veç të tjerash ai.

COMMENTS